“Na duhet një kandidat që i siguron 80 vota në sallë” – Kurti para takimit me Abdixhikun për Presidentin

Sot ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ky takim po bëhet me qëllim për të zgjidhur çështjen e Presidentit. Para këtij takimi, Kurti shkurt për media ka thënë se po i vazhdojnë përpjekjet që të zgjidhin me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit. Ai ka treguar…

Lajme

02/03/2026 14:11

Sot ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Ky takim po bëhet me qëllim për të zgjidhur çështjen e Presidentit.

Para këtij takimi, Kurti shkurt për media ka thënë se po i vazhdojnë përpjekjet që të zgjidhin me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.

Ai ka treguar se edhe çfarë kandidati i duhet Kosovës.

“Po i vazhdojmë përpjekjet që të arrijmë me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit. Na duhet një kandidat që i siguron 80 vota për në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohem edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditëve do të merret vesh”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka folur për një emër të përveçëm, ndërsa kjo pritet të mësohet pas takimit të sotëm nëse Kurti dhe Abdixhiku merren vesh për një emër. /Lajmi.net/