Muharremi: Kosova rrezikon të hyjë në krizë të re institucionale pa konsensus për Presidentin

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se vendi rrezikon të hyjë në një tjetër cikël krize institucionale, nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit kushtetues të 4-5 marsit. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po manifeston vazhdimisht një model qeverisjeje të mbështetur në institucione me ushtrues detyre, duke normalizuar krizën si pjesë të…

Lajme

02/03/2026 10:54

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se vendi rrezikon të hyjë në një tjetër cikël krize institucionale, nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit kushtetues të 4-5 marsit.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po manifeston vazhdimisht një model qeverisjeje të mbështetur në institucione me ushtrues detyre, duke normalizuar krizën si pjesë të zakonshme të funksionimit institucional.

“Një qeverisje me deficit legjitimiteti demokratik, formalisht legale, por politikisht e brishtë”, ka theksuar Muharremi.

Ai ka shtuar se nuk po shihet urgjencë reale për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa bisedimet mes partive politike i ka cilësuar sipërfaqësore dhe pothuajse të kolapsuara. Sipas tij, takimet mes LVV-së dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk pritet të vazhdojnë, ndërsa edhe takimi i fundit mes LVV-së dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vështirë se do të prodhojë marrëveshje.

Muharremi paralajmëron se një skenar i mundshëm është që Presidentja ta përfundojë mandatin dhe vendi të kalojë në ushtrues detyre – një situatë që, sipas tij, është parë edhe më herët në Kosovë.

“Nëse do të kishte vullnet real nga Albin Kurti dhe LVV për konsensus, marrëveshja do të ishte e arritshme. Kjo nuk është matematikë e komplikuar, por kërkon vullnet dhe vendosmëri”, ka deklaruar ai.