Raportohet për sulm në zonën e Ambasadës amerikane në Kuvajt
Ambasada amerikane në Kuvajt u bëri thirrje njerëzve që të shmangin shkuarjen në ambasadë dhe të strehohen në shtëpi. “Mos ejani në ambasadë”, thuhet në udhëzimet e publikuara në faqen e saj të internetit. “Strehonu në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë”. Ambasada u bëri thirrje…
Bota
Ambasada amerikane në Kuvajt u bëri thirrje njerëzve që të shmangin shkuarjen në ambasadë dhe të strehohen në shtëpi.
“Mos ejani në ambasadë”, thuhet në udhëzimet e publikuara në faqen e saj të internetit.
“Strehonu në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë”.
Ambasada u bëri thirrje edhe qytetarëve amerikanë në Kuvajt, që “të strehohen në vend të sigurt, t’i rishikojnë planet e sigurisë në rast të sulmit dhe të qëndrojnë vigjilentë në rast të sulmeve të mëtejshme në të ardhmen”.
Më herët, pamjet e shpërndara nga agjencia e lajmeve AFP treguan tym të zi pranë Ambasadës amerikane në Kuvajt.
Zjarrfikësit dhe autoambulancat janë parë në zonë, raporton Reuters.