Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, arrestohen dy shtetas të Serbisë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy rasteve të ndara të sulmeve fizike të raportuara në veri të vendit, ndërsa policia ka arrestuar dy shtetas të Serbisë. Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar në rajonin e veriut të vendit. Sipas Policisë, në Leposaviq më 28.02.2026 rreth orës 01:20, viktima…

Lajme

01/03/2026 09:34

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy rasteve të ndara të sulmeve fizike të raportuara në veri të vendit, ndërsa policia ka arrestuar dy shtetas të Serbisë.

Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar në rajonin e veriut të vendit.

Sipas Policisë, në Leposaviq më 28.02.2026 rreth orës 01:20, viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut më 27.02.2026 rreth orës 22:40, një viktimë mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet policore.