U raportua se u vra, televizioni iranian pretendon se Ajatollah Ali Khamenei do flas pas pak minutash në media

Mediumi amerikan, Reuters, duke cituar televizionin “Al-Alam” raporton se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të flasë brenda pak minutash. Kjo pritet të ndodhë pas sulmeve të sotme ajrore të SHBa-së dhe Izraelit, të cilat e kishin target vetë Khamenein. Bazuar në raportimet e mediave kredibile ndërkombëtare, në Izrael ka optimizëm në rritje…

Bota

28/02/2026 16:34

Mediumi amerikan, Reuters, duke cituar televizionin “Al-Alam” raporton se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të flasë brenda pak minutash.

Kjo pritet të ndodhë pas sulmeve të sotme ajrore të SHBa-së dhe Izraelit, të cilat e kishin target vetë Khamenein.

Bazuar në raportimet e mediave kredibile ndërkombëtare, në Izrael ka optimizëm në rritje se lideri suprem i Iranit ishte shënjestruar, por ende s’ka konfirmim nëse i njëjti është vrarë.