Babai ankohet në Polici se është kanosur nga i biri i mitur, adoleshenti arrestohet në Deçan

Një rast dhune në familje është raportuar mëngjesin e së enjtes në Deçan, ku një viktimë mashkull kosovar është kanosur nga i biri i mitur. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, pasi viktima dhe i mituri ishin kthyer nga një seancë në prokurori. Gjatë kthimit, djali dyshohet se e ka kanosur dhe shqetësuar…

Lajme

27/02/2026 09:06

Një rast dhune në familje është raportuar mëngjesin e së enjtes në Deçan, ku një viktimë mashkull kosovar është kanosur nga i biri i mitur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, pasi viktima dhe i mituri ishin kthyer nga një seancë në prokurori. Gjatë kthimit, djali dyshohet se e ka kanosur dhe shqetësuar babain e tij, transmeton lajmi.net.

I dyshuari është arrestuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit janë në vazhdim.

Raporti i plotë: 

DHUNË NË FAMILJE

Deçan 26.02.2026 – 10:30.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për shkak se pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë./lajmi.net/