Arrestohet një person në Drenas, dyshohet për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për përfshirje në veprën penale që lidhet me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve. Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 26 shkurt 2026, rreth orës 11:30. I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar nga autoritetet kompetente pas veprimeve hetimore të zhvilluara në këtë…

Lajme

27/02/2026 08:51

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për përfshirje në veprën penale që lidhet me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 26 shkurt 2026, rreth orës 11:30. I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar nga autoritetet kompetente pas veprimeve hetimore të zhvilluara në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar dy telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejme për qëllime hetimore.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Raporti i plotë: 

MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQTRAJTIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Drenas 26.02.2026 – 11:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celular dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/