Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil si kontrabandë brenda institucionit. Sipas njoftimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës. “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve…

Lajme

26/02/2026 14:45

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil si kontrabandë brenda institucionit.

Sipas njoftimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, thuhet në njoftim.