Ymeri zbulon pse VV-ja nuk e votoi Demaçin për president në vitin 2011
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar pse partia e Albin Kurtit nuk e kishte votuar për president Adem Demaçin në vitin 2011. Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se kane qenë dy arsyeje që VV-ja nuk e ka votuar simbolin e rezistencës kombëtare për president. Ai ka bërë me dije se arsyeja…
Lajme
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar pse partia e Albin Kurtit nuk e kishte votuar për president Adem Demaçin në vitin 2011.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se kane qenë dy arsyeje që VV-ja nuk e ka votuar simbolin e rezistencës kombëtare për president.
Ai ka bërë me dije se arsyeja e parë ka qenë frika se mos ishte lojë e Thaçit.
“Dy kanë qenë arsyet kryesore. E para është që Albin Kurtit i është dukur që z. Demaçi po bëhet pjesë e lojës së Thaçit, jo me qëllim me e zgjedhjes, por me e fut në lojë”, ka thënë Ymeri, duke treguar edhe arsen kryesore.
“Dhe e dyta, unë nuk kam qenë në takim, por ka pasur një takim të Liburnit dhe Albinit me z, Demaçi. Ata pastaj me kanë treguar se njëra prej pyetjeve që i është shtruar z. Demaçi ka qenë: nëse të bëjnë president a e mandaton Hashim Thaçin për kryeministër? Dhe z. Demaçi ka thënë “po”, sepse ai i ka fituar zgjedhjet. Ky i ka thënë: jo, Hashim Thaçi nuk bën me kanë”, ka treguar Ymeri.