Epopeja e UÇK-së, organizohet parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars jë parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”. “Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me…

Lajme

26/02/2026 11:06

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars jë parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.

“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.