Nis dëshminë e saj Arjeta Saraqi kundër Nagip Krasniqit, mungon dëshmitari Shoshi
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca në shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës ku po dëgjohet dëshmitarja, Arjeta Saraqi, menaxhere për planifikim strategjik në KEK. Ndërsa, në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohet edhe Albert Shoshi, por meqenëse ndodhet jashtë vendit nuk ishte prezent,…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca në shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës ku po dëgjohet dëshmitarja, Arjeta Saraqi, menaxhere për planifikim strategjik në KEK. Ndërsa, në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohet edhe Albert Shoshi, por meqenëse ndodhet jashtë vendit nuk ishte prezent, raporton KosovaPress.
Gjyqtari Rrahman Beqiri njoftoi se në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjohet edhe Albert Shoshi, por meqenëse ndodhet jashtë vendit nuk pati mundësi të dëgjohet dëshmia e tij.
“Dëshmitari, Albert Shoshi konstatohet se është jashtë vendi, atëherë do të vazhdojmë me dëshmitaren Arjeta Saraqi”, tha ai.
Avokati i Nagip Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimaga deklaroi se dëshmia e Albert Shoshit nuk është në dosjen e kësaj lënde gjyqësore dhe se nuk e dinë nëse ka dhënë dëshmi në prokurori apo polici.
“Kjo dëshmi nuk është në dosje dhe në fakt nuk është propozuar prej prokurorisë që të administrohet si provë. Mirëpo, Albert Shoshi natyrisht është propozuar si dëshmitarë mirëpo ne nuk e dimë nëse i njëjti ka dhënë deklaratë pranë Prokurorisë apo Policisë“, tha ai.
Ibrahimaga dorëzoi edhe një ekspertizë për të vilën trupi gjykues do të vendos kur t’i jetë radha e provave materiale.
Ndërsa, më pas gjyqtari, Rrahman Beqiri njoftoi se më datën 24 shkurt 2026 ka pranuar një parashtresë nga PSRK përmes të cilës ka propozuar si dëshmitarë bashkëpunues, Ymer Dragusha, i cili në fillim të ngritjes së aktakuzës ishte si i akuzuar.
Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 7 shkurt 2025 dhe 15 janarit 2026, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna u deklaruan të pafajshëm. Në këtë rast ishte i akuzuar edhe Ymer Dragusha, i cili ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë.
Kjo aktakuzë nga Prokuroria Speciale u ngrit më 30 dhjetor 2024. Ndërsa, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjykohet edhe në një rast tjetër ku akuzohet për korrupsion po ashtu në Korporatën Energjetike të Kosovës