Lladrovci: Kurti ka kërkuar vota për Glaukun që të bëhet president

Ramiz Lladrovci, ka folur për përdorimin e emrit të familjes Jashari në proceset politike. Ai ka kritikuar mënyrën se si disa liderë po përpiqen të përfitojnë politikisht nga figura e tyre, duke e konsideruar të papranueshme për qëllime individuale. “Deri tash nuk iu desh familja Jashari, tash po sepse nuk mund ta kaloj propozuimin e…

Lajme

26/02/2026 10:10

Ramiz Lladrovci, ka folur për përdorimin e emrit të familjes Jashari në proceset politike. Ai ka kritikuar mënyrën se si disa liderë po përpiqen të përfitojnë politikisht nga figura e tyre, duke e konsideruar të papranueshme për qëllime individuale.

“Deri tash nuk iu desh familja Jashari, tash po sepse nuk mund ta kaloj propozuimin e presidentit dhe as nuk do të jetë Vjosa Osmani. Sipas informatave të mia, VV ka kërkuar vota për mikun tim Glaukun dhe nuk ka arritur të gjejë vota te opozita. Kur nuk i kalon Glauku, rikthehet te familja Jashari. Jasharajt nuk janë për karrierë të individëve,” tha Lladrovci në RTV21.

Ai shtoi se respekti ndaj familjes Jashari duhet të mbetet mbi çdo interes politik dhe nuk duhet të instrumentalizohet për kalkulime partiake.