Kurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, shprehin vullnet për avancim të partneritetit dypalësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Antonini e ka uruar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, si dhe ka riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve. “Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale…

Lajme

25/02/2026 13:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Antonini e ka uruar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, si dhe ka riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/