Haxhiu: Kemi shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në KPK
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo thirrje vjen në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në KPK. “Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo thirrje vjen në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në KPK.
“Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Përkushtimi ynë për reforma të thella dhe të qëndrueshme vazhdon sepse sundimi i ligjit kërkon angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit tone”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: