Deda: 15 vite në pritje të përmbushjes së zotimit që presidenti të zgjidhet nga populli
Analisti politik Ilir Deda ka bërë me dije se partitë politike duhet të dakordohen për ndryshme kushtetuese rreth zgjedhjes së presidentit. Ai ka vlerësuar se edhe tani po shihet se sa problematike është zgjedhja e presidenti. Në profilin e tij në “Facebook”, Deda ka shkruar se partitë duhet ta mbajnë premtimit rreth kësaj çështje. “A…
Lajme
Analisti politik Ilir Deda ka bërë me dije se partitë politike duhet të dakordohen për ndryshme kushtetuese rreth zgjedhjes së presidentit.
Ai ka vlerësuar se edhe tani po shihet se sa problematike është zgjedhja e presidenti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Deda ka shkruar se partitë duhet ta mbajnë premtimit rreth kësaj çështje.
“A po e shihni tash sa me rëndësi është që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare? Jemi qe 15 vjet në pritje të përmbushjes të zotimit publik të partive që do të bëjnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në këtë drejtim. Ndoshta partitë mund të dakordohen që gjatë disa viteteve të ardhshme t’a bëjnë këtë ndryshim që do të mundësonte që në vitin 2031 i pari i shtetit të zgjidhet nga qytetarët- rrafsh në 20 vjetorin e premtimit të dhënë”, ka shkruar ai.