Familjet shqiptare në hall, shtatë raste të dhunës brenda familjeve vetëm dje

Shtatë raste të në familje u raportuan gjatë 24 orëshit të fundit. Në këto raportime në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra. Një rast ishte në Pristhinë dhe një tjetër në Lipjan. Dhunë në familje pati edhe në Pejë dhe në Vushtrri. E tri raste të tejra u raportuan në rajonin e Gjakovës. DHUNË…

Lajme

24/02/2026 09:18

Shtatë raste të në familje u raportuan gjatë 24 orëshit të fundit.

Në këto raportime në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra.

Një rast ishte në Pristhinë dhe një tjetër në Lipjan.

Dhunë në familje pati edhe në Pejë dhe në Vushtrri.

E tri raste të tejra u raportuan në rajonin e Gjakovës.

DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë 23.02.2026-01:00.Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
  • Lipjan 23.02.2026-23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE , ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE

  • Vushtrri 23.02.2026-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër-qift bashkëshortor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njeri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Gjakovë 23.02.2026 – 14:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë 23.02.2026 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Gjakovë 23.02.2026-16:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/e