Më 26 shkurt hapet thirrja për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, inkurajohet aplikimi i grave

Thirrja për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të bëhet me 26 shkurt, e ku pas pak ditësh siç paralajmëron kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu do të bëhet thirrja publike. Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e bëri të ditur, kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së…

Lajme

23/02/2026 14:29

Thirrja për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të bëhet me 26 shkurt, e ku pas pak ditësh siç paralajmëron kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu do të bëhet thirrja publike.

Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë e bëri të ditur, kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha se ata që e meritojnë të jenë në këto dy pozita të votohen nga Kuvendi, raporton KosovaPress.

Sipas saj, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante

“Do të kujdesemi që procesi të jetë transparent dhe po ashtu profesional. Ata që e meritojnë të jenë në keto dy pozita të votohen nga Kuvendi, ndonëse pastaj varet nga vullneti i deputetëve. Sic kemi thënë në vazhdimësi, Kuvendi ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante prandaj përvec që sot shpallëm konkursin për dy gjyqëtar të gjykatës Kushtetuese do të vazhdojmë neser me një anëtar të Këshillit Prokurorial”, tha ajo.