Grabitje në Zveçan, hajnat nën kërcënimin e armës morën një shumë parashë

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Zhtikovc të Zveçanit. Hajnat nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur pronarit të shtëpisë një shumë parashë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti po hetohet. “Fsh. Zhitkovc, Zveçan / 22.02.2026 – 19:30. Është raportuar se  tre persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë  e viktimës mashkull kosovar…

Lajme

23/02/2026 09:15

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Zhtikovc të Zveçanit.

Hajnat nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur pronarit të shtëpisë një shumë parashë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti po hetohet.

“Fsh. Zhitkovc, Zveçan / 22.02.2026 – 19:30. Është raportuar se  tre persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë  e viktimës mashkull kosovar dhe  nën kërcënimin e armës –pistoletë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parshë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori, rasti  vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/