Po hetohen dy raste të vdekjeve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Dy raste të vdekjeve po hetohen nga Policia e Kosovës. Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Prishtinë / 22.02.2026 – NN.  Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes…

Lajme

23/02/2026 09:10

Dy raste të vdekjeve po hetohen nga Policia e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 22.02.2026 – NN.  Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Viktima mashkull është gjetur i shtrirë, ndërsa në vend ngjarje kanë dal policia dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë / 22.02.2026 – 21:20. Lidhur me rastin pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja  e viktimës mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion.  Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/