Publikohen pamjet e para nga arrestimi i Artan Grubit
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore, pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth…
Lajme
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në mëngjes vullnetarisht u paraqit pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe se ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore, pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria.
Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.
Ai është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.
Tanimë u publikuan edhe fotografitë nga arrestimi.