Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Pas një periudhe rreth dyvjeçare larg intervistave dhe ekranit, Vesa Vllasaliu, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të drejtpërdrejtë. Ajo ishte e ftuar në Prive by Liberta Spahiu, ku foli hapur për zhvillimet më të fundit në jetën e saj personale dhe vendosi t’u përgjigjet zërave që kanë qarkulluar në media. Gjatë…

ShowBiz

22/02/2026 21:50

Pas një periudhe rreth dyvjeçare larg intervistave dhe ekranit, Vesa Vllasaliu, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të drejtpërdrejtë.

Ajo ishte e ftuar në Prive by Liberta Spahiu, ku foli hapur për zhvillimet më të fundit në jetën e saj personale dhe vendosi t’u përgjigjet zërave që kanë qarkulluar në media.

Gjatë intervistës me Liberta Spahiu, Vesa ndau detaje për lidhjen e saj me Mirlind Dakun dhe rrugëtimin e tyre si çift.

Ajo tregoi edhe për ndryshimet që i ka sjellë jeta e re si nënë, duke zbuluar se prej dy muajsh ka përjetuar për herë të parë mëmësinë, një përvojë që e përshkruan si thellësisht transformuese.

Interesi i madh i publikut u përqendrua te thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Vesa i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ka vazhduar normalisht dhe se nuk ka pasur krizë në çift.

Sipas saj, diskutimet për ndarje nisën nga një veprim i shpejtë në rrjetet sociale, i cili u interpretua gabimisht dhe u ekzagjerua.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 theksoi se gjithçka ishte një moment i shkurtër dhe pa asnjë domethënie reale për marrëdhënien e tyre.