Rexhepi: Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka treguar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq. Rexhepi që është deputete e Partisë së Re Demokratike ka thënë se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron…

Lajme

20/02/2026 13:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka treguar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq.

Rexhepi që është deputete e Partisë së Re Demokratike ka thënë se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat e siç ka thënë, strukturave kriminale.

“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.