Lushaku-Sadriu kërkon të përkrahen amandamentet e LDK-së: Ndryshe, buxhetin nuk e votojmë si të tillë
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në Kuvend sot ka kërkuar që 21 amandamentet që partia e saj i ka propozuar të dalin në votim përkundër që nuk janë përkrahur në komisione. Ajo u shpreh se këto amandamente janë të rëndësishme për qytetarët pasi kanë të bëjnë me probleme reale të qytetarëve, transmeton…
Lajme
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në Kuvend sot ka kërkuar që 21 amandamentet që partia e saj i ka propozuar të dalin në votim përkundër që nuk janë përkrahur në komisione.
Ajo u shpreh se këto amandamente janë të rëndësishme për qytetarët pasi kanë të bëjnë me probleme reale të qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Kryetarja e G.P të LDK-së tha se partia e saj nuk e voton buxhetin si të tillë, nëse nuk përfshihen amandamentet.
“Ne si grup parlamentar kemi paraqitur 21 amandamente dhe asnjë nga këto amandamente nuk kanë kaluar përmes komisioneve. Andaj ne ju bëjmë thirrje që të vëni amandamentet tona për votim pasi që besojmë thellësisht, amandamentet tona adresojnë probleme reale të qytetarëve, kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, investime kapitale, rrjete të digjitalizimit dhe të energjisë. Ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim. Ndryshe, buxhetin nuk e votojmë si të tillë, nuk e përkrahim.”, tha ajo./lajmi.net/