Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara me marka të njohura

Në kuadër të masave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurinë e konsumatorëve, Dogana e Kosovës ka asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara, që mbanin pa autorizim markat tregtare “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”. Këto produkte ishin sekuestruar pas dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe…

Lajme

20/02/2026 09:23

Në kuadër të masave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurinë e konsumatorëve, Dogana e Kosovës ka asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara, që mbanin pa autorizim markat tregtare “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.

Këto produkte ishin sekuestruar pas dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave. Pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente vendosi asgjësimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Dogana njofton se produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të përdorimit personal dhe higjienik, mund të paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, pasi nuk iu nënshtrohen kontrolleve të standardeve të sigurisë dhe cilësisë.

Asgjësimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, për të parandaluar futjen e tyre në treg../lajmi.net/