Gjakovë: Kanosi policin pas shqiptimit të një gjobe, përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar pasditen e 19 shkurtit 2026 në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë, nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar. Sipas njoftimit policor, rreth orës 16:15, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur një zyrtar policor në shenjë pakënaqësie pasi kishte pranuar një fletëthirrje për kundërvajtje, transmeton lajmi.net, Me vendim të prokurorit, i dyshuari…

Lajme

20/02/2026 08:55

Një person është arrestuar pasditen e 19 shkurtit 2026 në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë, nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit policor, rreth orës 16:15, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur një zyrtar policor në shenjë pakënaqësie pasi kishte pranuar një fletëthirrje për kundërvajtje, transmeton lajmi.net,

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Raporti i plotë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Avdullah Babalija, Gjakovë 19.02.2026-16:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me një fletëthirrje për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/