Dy persona arrestohen në Prizren për fajde, dyshohet se e detyruan viktimën të paguaj kamatë mujore 100%
Dy persona janë arrestuar më 19 shkurt 2026 në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes. Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se i kanë ngarkuar një viktime mashkull kosovar kamatë mujore në vlerë prej 100 për qind, duke e rënduar ndjeshëm gjendjen e tij financiare, transmeton lajmi.net. Me vendim…
Lajme
Dy persona janë arrestuar më 19 shkurt 2026 në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes.
Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se i kanë ngarkuar një viktime mashkull kosovar kamatë mujore në vlerë prej 100 për qind, duke e rënduar ndjeshëm gjendjen e tij financiare, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Postimi i plotë:
FAJDE
Prizren 13.12.2026 Me 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/