DhTIK e shqetësuar për bllokadën nga Ligji për Pronën Publike: Po rrezikon bizneset dhe vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me problemet që kanë thënë se kanë ardhur si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike. Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se kriza e gjatë institucionale, ka thelluar edhe më shumë problemet për numër të madh të kompanive.…

Lajme

19/02/2026 11:50

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me problemet që kanë thënë se kanë ardhur si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike.

Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se kriza e gjatë institucionale, ka thelluar edhe më shumë problemet për numër të madh të kompanive.

Ai ka thënë se bllokada ka ulur fuqinë ekonomike të bizneseve, rrezikuar numër të madh të punëtorëve, rritje të çmimeve, rritje enorme të importeve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe probleme tjera zingjirore.

Ahmeti shtoi se shumë kompani tashmë kanë hequr dorë nga rritja e investimeve në Kosovë, te tjerat po shikojnë për investime jashtë vendit, si dhe po jepet një mesazh negativ për investime të jashtme.

Në takim anëtari i bordit, Idriz Zejnullahu dhe dy anëtarët e grupit të punës, Faton Nuredini dhe Binak Kalludra, kanë prezantuar para të pranishmëve detaje në lidhje me problemet që bllokada i ka shkaktuar sektorit minerar.

Të pranishmit janë pajtuar për nevojën emergjente në ndërmarrje të masave për të ndryshuar Ligjin e Pronës Publike.