Deputetët e shumicës votuan kundër buxhetit shtesë për ZKA-në, Hoti: Po pamundësohet mbikëqyrja adekuate e shpenzimeve buxhetore
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka refuzuar kërkesën e ZKA-së për buxhet shtesë. Ai ka thënë se më parë, ka qenë praktikë e etabluar në të gjitha legjislaturat që kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura që burojnë drejtpërdrejtë nga Kushtetuta, të miratohen gjithmonë në komisione parlamentare…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka refuzuar kërkesën e ZKA-së për buxhet shtesë.
Ai ka thënë se më parë, ka qenë praktikë e etabluar në të gjitha legjislaturat që kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura që burojnë drejtpërdrejtë nga Kushtetuta, të miratohen gjithmonë në komisione parlamentare dhe në Kuvend.
“Miratimi i kërkesave të tilla është bërë nën supozimin se ato janë të bazuara në ligje dhe rregullore përkatëse. Një qasje e tillë e Kuvendit dhe e komisioneve parlamentare sa i përket kërkesave buxhetore të institucioneve të pavarura kushtetuese siguron balancën e pushteteve dhe ruan pavarësinë e tyre nga Qeveria”, ka shkruar Hoti.
Ai ka treguar se sot, kundër rritjes së këtij buxheti të ZKA-së, kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.
“Ky buxhet shtesë është i domosdoshëm në mënyrë që Zyra Kombëtare e Auditimit të arrijë të kryejë të gjitha auditimet e parapara në kohë dhe me cilësi të duhur. Kjo sjellje e shumicës parlamentare është një fillim i keq i kësaj legjislature. Ky veprim tregon tendencën se si pritet të menaxhohet paraja publike në vitet në vijim, duke bërë gjithçka që të pamundësohet mbikëqyrja adekuate e shpenzimeve buxhetore”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: