Peci shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut mbrëmë në aksidentin në Kutllovc
Një aksident me fatalitet, ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Për pasojë të këtij aksidenti, ka humbur jetën i riu Dashnor Kërleshi. Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Norit (Dashnor Kerleshit).…
Lajme
Një aksident me fatalitet, ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.
Për pasojë të këtij aksidenti, ka humbur jetën i riu Dashnor Kërleshi.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Norit (Dashnor Kerleshit). Ai ishte i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ikja e tij e pikëlloi një Mitrovicë”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: