LVV-ja ende pa emër për president, AAK-ja ia “propozon” Ramush Haradinajn

Përderisa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet, partia me shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka përmendur ndonjë propozim të preferuar të saj. Në këtë parti thonë se për këtë do vendosin pas konsultimeve me subjektet e tjera politike. “Ende ne nuk e kemi diskutuar në lidhje me propozimin se kush…

Lajme

19/02/2026 09:38

Përderisa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet, partia me shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka përmendur ndonjë propozim të preferuar të saj. Në këtë parti thonë se për këtë do vendosin pas konsultimeve me subjektet e tjera politike.

“Ende ne nuk e kemi diskutuar në lidhje me propozimin se kush duhet do jetë i përzgjedhuri ose preferuari jonë për çështjen e presidentit  besoj se në diskutimet të cilat do t’i bëjë kryetari i LVV-së me subjektet politike do reflektojmë tek përzgjedhja më e mirë e mundshme që do i shërbej edhe Kosovës e proceseve”, tha Abrashi.

Por, në AAK janë më konkret në këtë kuptim. Thonë se kandidati më i përshtatshëm për president është, Ramush Haradinaj. Këtë e pohon edhe bashëkpartiakja, Time Kadrijaj, sipas së cilës, Haradinaj është figura më e denjë për president, i cili mbase do të merrte votën e opozitës në përgjithësi.

“Emri me i konsesual qe ish pranu edhe për opozitën do ishte Ramush Haradinaj. Sepse figura e Haradinaj është një figurë tepër konsensuale…, dhe marrë parasysh kontributin qe ka dhënë për shtetin dhe lidhjet e forta që ka me Amerikën  ndoshta do ishte njeri me adekuat që do të ishte propozuar”, tha Kadraj.

Ndonëse e vlerësojnë figurën e Haradinajt, në PDK-së thonë se nuk kanë diskutuar për këtë çështje, por njëfar forme po presin propozimin e Vetëvendosjes.

“Sigurisht këto tema te presidenti janë aktual ne marrim një vendim te përbashkët si parti dhe përderisa nuk i diskutojmë brenda strukturave dhe nuk dalim me qëndrim sigurisht ai qëndrimet nuk bëhen publike sigurisht ne kemi vlerësime maksimale edhe për Haradinaj për kontributin e tij por në aspektin e zgjedhjes së peridentit mbetet te shihet qarte se cili është propozimi u shumicës dhe pastaj te shikojmë por kryetari i Hamza ka thënë se pa një marrëveshje politike nuk duhet të…. vota e PDK-së”, tha ai për rtv21.

Ndërsa në LDK pavarësisht insistimit tonë për të marrë një qëndrim të tyre nëse do të mbështesnin Ramush Haradinajn për president, nga ky subjekt nuk u deklaruan për këtë çështje.

As në LVV nuk deshën të fokusohen në kandidimin e mundshëm të  Haradinajt për këtë posit, por thanë se zgjedhja e presidentit është çështje e vullnetit politik.

“Kriteret e secilit kandidat për president janë përcaktuar me kushtetutë dhe ligj dhe kushdo që i përmbushë ato kritere nuk është qe paraqet ndonjë pengesë e por se janë çështja te tjera ne pyetje janë çështje te vullnetit politik dhe do ulemi te diskutojmë me akterë të ndryshëm”.

Së fundmi, Ramush Haradinaj dhe dorëheqje nga pozita e kryetarit të AAK-së.