Intervistohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Hajvali, iu dhanë qasje në telefon disa të burgosurve
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër zyrtarë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. Ata janë intervistuar nën dyshimet se iu kanë mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve. Rasti po hetohet. “Qendra e Paraburgimit, Hajvali 18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër zyrtarë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Ata janë intervistuar nën dyshimet se iu kanë mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve.
Rasti po hetohet.
“Qendra e Paraburgimit, Hajvali 18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit ku dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/