Procesi në Hagë drejt fundit, ish-gjykatësi kosovar flet për vendimin final që mund ta marrë Gjykata Speciale
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe përmbylljen e fazës së fjalëve përfundimtare të palëve. Shala ka pasur kritika për gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, meqë sipas tij ata janë shumë të dobët dhe lehtë të dirigjueshëm. “Me të dhanë të drejtën këta gjyqtarë që e…
Lajme
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe përmbylljen e fazës së fjalëve përfundimtare të palëve.
Shala ka pasur kritika për gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, meqë sipas tij ata janë shumë të dobët dhe lehtë të dirigjueshëm.
“Me të dhanë të drejtën këta gjyqtarë që e kanë rastin, kanë qenë edhe në Kosovë, i kam njoftë, por marrë parasysh çfarë punë kanë bo ktu, e cfarë pune bojnë atje, s’muj me e parashiku. Këta janë larg më të dobët, Kollaj dirigjohen nga jashtë, i zbatojnë urdhrat politik”, ka thënë Shala duke bërë një krahasim me gjyqtarët e Tribunalit të Hagës.
Shala ka thënë se nëse do të ishte gjyqtar vetë dhe nëse do t’i vlerësonte provat, atëherë s’ka asnjë provë që i lidhë ish-krerët e UÇK-së individualisht me krimin.
“ Nëse do të isha unë gjyqtar me i vlerësu provat, do të ishte tjetër çështja. Nga ajo që kam vërejtur deri tani, prokuroria s’ka mujt me argumentua që këta janë të lidhur individualisht me krimin”, ka thënë Shala në T7.
Megjithatë sa i përket asaj nëse do të dënohen ose lirohen, meqë thotë se janë të paparashikueshëm.