Lladrovci: Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është fat i pandashëm nga Kosovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar pas fjalëve përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë! “Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat…

Lajme

18/02/2026 16:36

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar pas fjalëve përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë!

“Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat i pandashëm nga Kosova, nga vlerat e saj themelore, aleancat strategjike dhe rruga jonë euro-atlantike. Vlera sublime e Kosovës është UÇK-ja me dëshmorët, martirët, invalidët, veteranët dhe qytetarët e lirë. Për lirinë e Kosovës dhamë krejt çka patëm, punuam sa ditëm dhe sot e gëzojmë atë pa dallim”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka kërkuar liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: