E gjuajti me gur një person në veri të Mitrovicës, arrestohet 21 vjeçari dhe identifikohen edhe tre të dyshuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 14 shkurt të këtij viti, pak orë pas mesnate, një person ka gjuajtur me gur një person tjetër, i cili ka pësuar lëndim trupor/ Policia më 16 shkurt, ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vepër, ndërsa sot, janë identifikuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar.…

Lajme

18/02/2026 16:16

Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 14 shkurt të këtij viti, pak orë pas mesnate, një person ka gjuajtur me gur një person tjetër, i cili ka pësuar lëndim trupor/

Policia më 16 shkurt, ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vepër, ndërsa sot, janë identifikuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar.

I arrestuari është LL.M, 21 vjeçar nga Prelluzha e Komunës së Vushtrrisë.

“Sipas udhëzime të Prokurorit të Shtetit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa pritet që Policia ne koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë te ndërmerr veprimet tjera në lidhje me personat tashmë të identifikuar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: