Mishetiq: I kemi cituar 15 raste ku Thaçi i ka bërë thirrje LDK-së të bëhet pjesë e qeverisë së përkohshme, ai ka qenë gjithëpërfshirës

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luke Mishetiq ka folur në lidhje me akuzat e përmendura që LDK-ja nuk ka qenë pjesë e qeverisë së përkohshme. Mishetiq ka treguar pse LDK e ka bojkotuar qeverinë e përkohshme, përkundër që Thaçi kishte bërë thirrje që ata të bashkohen. “ZPS-ja nuk i referohet asnjë prove të asaj kohe…

Lajme

18/02/2026 10:54

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luke Mishetiq ka folur në lidhje me akuzat e përmendura që LDK-ja nuk ka qenë pjesë e qeverisë së përkohshme.

Mishetiq ka treguar pse LDK e ka bojkotuar qeverinë e përkohshme, përkundër që Thaçi kishte bërë thirrje që ata të bashkohen.

“ZPS-ja nuk i referohet asnjë prove të asaj kohe dhe asnjë qëndrimi të LDK-së dhe as të hënën nuk na dha asnjë qëndrim për këtë, përkundrazi keni koha të asaj kohe që LDK-ja ka bojkotuar qeverinë e përkohshme, sepse nuk dëshironte të ndante vendet për qeverinë e përkohshme”, tha ai fillimisht.

“Gjithashtu LDK-ja kishte qeverinë e saj paralele në këtë kohë që ka funksionuar qeveria e përkohshme dhe ka refuzuar që të tërhiqet prej qeverisë së saj paralele deri në shkurt të vitit 2000. Kjo ishte arsyeja kryesore pse nuk iu bashkua qeverisë së përkohshme, jo akuzimi i pretenduar. Z.Thaçi në të vërtetë ka qenë gjithëpërfshirës, ne i kemi cituar 15 raste të ndryshme, ku z.Thaçi i ka bërë thirrje LDK-së që të bëhet pjesë e qeverisë, kurse ZPS-ja të hënën iu referua vetëm njërën prej këtyre thirrjeve.”, u shpreh ai./lajmi.net/