Limaj merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”: Nuk mund të ketë paqe të vërtetë duke mbajtur në pranga ata që sollën lirinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë sot në marshin “Drejtësi, jo politikë”. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot në sheshet e Kosovës, është mblehdur zëri i popullit që nuk harron dhe nuk dorëzohet, nga zemra e të cilëve, Limaj ka thënë se u dërgua mesazhi se çlirimtarët…

Lajme

17/02/2026 17:34

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë sot në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot në sheshet e Kosovës, është mblehdur zëri i popullit që nuk harron dhe nuk dorëzohet, nga zemra e të cilëve, Limaj ka thënë se u dërgua mesazhi se çlirimtarët nuk janë vetëm, prapa tyre qëndron një komb i tërë.

“Sot u tha qartë se lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare andaj kjo protestë nuk ishte vetëm tubim, ishte betim se sakrifica e luftës nuk mund të njolloset dhe as të harrohet. Nuk mund të ketë paqe të vërtetë duke mbajtur në pranga ata që sollën lirinë. Çdo ditë që ata mbahen larg familjeve dhe atdheut është padrejtësi ndaj historisë sonë dhe ndaj vetë së vërtetës. Kosova lindi nga sakrifica, dhe sakrifica nuk gjykohet si krim. DREJTËSI, JO POLITIKË!”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: