Krasniqi uron Pavarësinë dhe shkruan për marshin: Liria jonë ka emra, dhe historia jonë nuk mund të rishkruhet

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se 17 shkurti i 2008-tës, është dita kur sakrifica shekullore e shumë gjeneratave, që kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së, u kurorëzua me shtet të pavarur e sovran. “Sot, festuam Pavarësinë, por edhe marshuam për drejtësi për çlirimtarët tanë.…

Lajme

17/02/2026 17:28

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se 17 shkurti i 2008-tës, është dita kur sakrifica shekullore e shumë gjeneratave, që kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së, u kurorëzua me shtet të pavarur e sovran.

“Sot, festuam Pavarësinë, por edhe marshuam për drejtësi për çlirimtarët tanë. Sepse, liria jonë ka emra dhe historia jonë nuk mund të rishkruhet. Sot, Kosova dhe shqiptarët anembanë botës folën me një zë: Drejtësi, jo politikë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Krasniqi: /Lajmi.net/

Postimi i plotë: