Përplasen veturat në dalje të Prizrenit, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas njoftimeve nga Spitali Rajonal i Prizrenit, të lënduarit janë pranuar për trajtim mjekësor. “Tre persona kanë ardhur tek ne. Nuk mund të japim më shumë detaje tani, pasi jemi duke i kryer ekzaminimet”, thanë nga spitali.…
Lajme
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit.
Sipas njoftimeve nga Spitali Rajonal i Prizrenit, të lënduarit janë pranuar për trajtim mjekësor.
“Tre persona kanë ardhur tek ne. Nuk mund të japim më shumë detaje tani, pasi jemi duke i kryer ekzaminimet”, thanë nga spitali.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me shkaqet e aksidentit apo identitetin e të lënduarve.
Lajmi.net, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje shtesë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk është marrë ndonjë përgjigje.