Albulena Haxhiu pret Rifat Jasharin: “Dalsh faqebardhë”, urimi që përcjell përgjegjësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se para nisjes së seancës solemne për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, ka pritur në zyrën e saj Rifat Jasharin. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar takimin si shumë të përzemërt dhe frymëzues, duke theksuar peshën simbolike të vizitës…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se para nisjes së seancës solemne për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, ka pritur në zyrën e saj Rifat Jasharin.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar takimin si shumë të përzemërt dhe frymëzues, duke theksuar peshën simbolike të vizitës së një anëtari të familjes Jashari, që ka dhënë sakrificë të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës, raporton lajmi.net
Ajo ka veçuar urimin e Rifat Jasharit për detyrën e saj të re – “Dalsh faqebardhë” – duke e konsideruar atë si një mesazh që mbi të gjitha përcjell përgjegjësi, sidomos kur vjen nga një familje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Haxhiu është shprehur mirënjohëse për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar se fjalë të tilla janë motivim për ta ushtruar detyrën me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet.
“Mirënjohës për vizitën dhe për mbështetjen, baca Rifat. Qofshim gjithmonë faqebardhë!”, ka përfunduar ajo në postimin e saj./Lajmi.net/