“U bashkuan kundër veprës së vet” – Zyrtari i VV-së sulmon presidenten Osmani që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së:

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Feraj publikoi një fotografi të Osmanit duke marrë pjesë në marsh përkrah kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shefit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të…

Lajme

17/02/2026 15:46

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Feraj publikoi një fotografi të Osmanit duke marrë pjesë në marsh përkrah kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shefit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

“Po të bashkeshin kështu para shumë viteve me LVV kundër veprës së tyre, nuk do të kishin pasë nevojë të bashkohen sot, kundër veprës së vet!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Lavdi UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit!”, shtoi Feraj.