Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz
Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës krerët shtetëror kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti e kabineti qeveritar sot bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari që ranë për lirinë…
Lajme
Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës krerët shtetëror kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti e kabineti qeveritar sot bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari që ranë për lirinë e vendit, raporton KosovaPress.
Përpara homazheve në Prekaz, krerët shtetërorë bënë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, kompleksi memorial i të pagjeturve.