Kurti: Kosova po rritet- para 18 vjetëve lindi Pavarësia, por lindi e pjekur sepse shumë breza u sakrifikuan që të jemi të lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së shtetit. Me këtë rast, Kurti tha se Kosova po rritet, po rritet edhe numri i njohjeve të shtetësisë e po rritet ekonomia. Kurti deklaroi se para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Kosovës, por lindi e pjekur sepse shumë breza të veprimtarëve kontribuuan dhe…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së shtetit.
Me këtë rast, Kurti tha se Kosova po rritet, po rritet edhe numri i njohjeve të shtetësisë e po rritet ekonomia.
Kurti deklaroi se para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Kosovës, por lindi e pjekur sepse shumë breza të veprimtarëve kontribuuan dhe sakrifikuan që ne të jemi të lirë, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se sot festojmë, por njëkohësisht dhe nderojmë rezistencën paqësore e kryengritjen e armatosur të cilat kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së./Lajmi.net/