​Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit dhe fëmijët e vrarë me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Ata gjithashtu kanë bërë dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë në oborrin e Kuvendit…

Lajme

17/02/2026 08:33

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Ata gjithashtu kanë bërë dhe homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë në oborrin e Kuvendit te Kosovës, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, për nder të 18-vjetorit të pavarësisë, gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete që shënojnë rëndësinë e kësaj dite.