Hoxha: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja si strukturë, jo individët – kërkojmë drejtësi, jo politikë
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, ka folur lidhur me marshin e planifikuar për nesër. Ajo ka thënë se qëllimi i këtij marshi është të dërgohet mesazhi se shqiptarët duan drejtësi e jo politikë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hoxha ka theksuar se edhe slogani i marshit…
Lajme
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, ka folur lidhur me marshin e planifikuar për nesër.
Ajo ka thënë se qëllimi i këtij marshi është të dërgohet mesazhi se shqiptarët duan drejtësi e jo politikë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hoxha ka theksuar se edhe slogani i marshit është “Drejtësi, jo politikë”, pasi sipas saj atje po shihen shkelje të të drejtave të të paraburgosurve, shkelje të mëdha procedurale dhe një qëllim politik i Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Ne po flasim për një gjykatë që është themeluar mbi Kushtetutën dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara në një shtet që është demokratik dhe që beson në vlera liberale. Tash, nëse e shikon atë proces atje, herë flitet për ta si individë, si emra të veçantë, kurse kur e sheh komplet gjykimin ata trajtohen si njëfarë strukture e përbashkët grupore dhe dënimi u jepet i ndarë si me thikë, por në grup”, ka thënë ajo në Dukagjin.