Të premten, shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit 2026

Pas miratimit të shqyrtimit të parë të Projektbuxhetit për vitin 2026, shqyrtimi i dytë është caktuar për të premten në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu është miratuar edhe shmangia e procedurave të zakonshme me kërkesë të parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje. Miratimi i këtij projektbuxheti në lexim të parë është bërë sot me 66…

Lajme

16/02/2026 15:40

Pas miratimit të shqyrtimit të parë të Projektbuxhetit për vitin 2026, shqyrtimi i dytë është caktuar për të premten në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu është miratuar edhe shmangia e procedurave të zakonshme me kërkesë të parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Miratimi i këtij projektbuxheti në lexim të parë është bërë sot me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime./Lajmi.net/