Me 66 vota për miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
Pas shumë diskutimeve, në Kuvendin e Kosovës është miratuar në shqyrtim të parë projektbuxheti i vitit 2026. Kuvendi i Kosovës me 66 vota “për”, 32 kundër dhe 5 abstenime, në parim e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2026. Ky votim u arrit pas 4 orëve diskutimi dhe deklarime të vazhdueshme…
Lajme
Pas shumë diskutimeve, në Kuvendin e Kosovës është miratuar në shqyrtim të parë projektbuxheti i vitit 2026.
Kuvendi i Kosovës me 66 vota “për”, 32 kundër dhe 5 abstenime, në parim e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2026.
Ky votim u arrit pas 4 orëve diskutimi dhe deklarime të vazhdueshme nga deputetët e kësaj legjislature.
Kuvendi filloi seancën pas orës 10:30, ku deputetët u mblodhën për seancë të jashtëzakonshme për buxhetin, raporton lajmi.net.
Në total ishin 103 deputetë që votuan./Lajmi.net/

