Gjykatësi Barthe përfundon pyetjet: Si i shënjestroi ZPS-ja grupet, në bazë të etniciteteve, fesë apo çfarë?
Në Gjykatën Speciale ka përfunduar deklarimi përmbyllës i Prokurorisë Speciale, më pas i mbrojtësit e viktimave, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Krasniqit. Pas kësaj pyetje parashtroi gjykatësi, Christoph Barthe. Barthe nuk pati shumë pyetje ndërsa e fundit iu drejtua Zyrës së Prokurorisë të Speciales. “Pyetja ime e fundit është për…
Lajme
Në Gjykatën Speciale ka përfunduar deklarimi përmbyllës i Prokurorisë Speciale, më pas i mbrojtësit e viktimave, ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Krasniqit.
Pas kësaj pyetje parashtroi gjykatësi, Christoph Barthe.
Barthe nuk pati shumë pyetje ndërsa e fundit iu drejtua Zyrës së Prokurorisë të Speciales.
“Pyetja ime e fundit është për prokurorinë. Në paragrafin 629 të dosjes mbrojtja e Thaçit argumenton se grupi oponentëve siç u tha nga ZPS-së nuk është grup i identifikueshëm dhe i qëndrueshëm, por dallojnë nga kombësitë dhe fetë, por është një grup i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm ku një person mund të ishte pjesë ose jo në varësi nëse në ato momente e mbështetnin synimet apo mjetet e UÇK-së. Do të doja të dija nga ZPS-ja, objekti i sulmit sipas nenit 13 të ligjit duhet të jetë i mjaftueshëm dhe i identifikueshëm e nëse ky grup duhet të jetë i identifikueshëm a mjafton që këta grup të shënjestrohen për shkak të etniciteteve, feve apo kushteve të tjera konkrete apo të perceptuara?”pyeti gjykatësi.
Me këtë rast nga Zyra e Prokurorit Speciale u deklarua prokuroi James Pace.
“Çfarë kërkohet për një grup oponentësh është që krimet janë kryer sepse ka pasur sulme sistematike dhe të shtira ndaj popullatës, sikurse kemi thënë nuk kërkohet që të demonstrohet se e gjithë popullata e zonës gjeografike ku ka ndodhur sulmi duhet të ketë qenë objekt i këtij sulmi dhe kjo është konfirmuar edhe në gjykimin e Apelit, por ZPS kërkon dhe ka vërtetuar se janë shënjestruar një numër i konsiderueshëm i këtij sulmi saqë sulmi ishte i drejtuar ndaj popullatës civile dhe jo një grupi të vogël dhe selektiv .Thelbi është që ajo që ka rëndësi që ka pasur karakteristika të ndryshme mes personave dhe kjo ishte e mjaftueshëm e për këtë ju lutem shikoni aktgjykimin e CDF-së, ndonëse në disa raste kanë qenë kundër krimeve ndaj njerëzimi për shkak të sulmeve ndaj civilëve për një fe apo kombësi të përbashkët e njëjta gjë është thënë në raste kur janë shënjestruar për raste të tjera. Ku perceptoheshin si oponentë për shkak të regjimeve të ndryshme. Pra jurisprudenca është e qartë dhe mbrojtja e Thaçit s’ka treguar ndonjë jurisprudencë tjetër që thotë të kundërtën”,shtoi ai./Lajmi.net/