Kurti merr leje për të dal nga seanca, Çitaku kërkon të shkojnë në pauzë derisa të kthehet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas fjalës së tij ka marrë leje që të shkoj në një takim të Bankës Qendrore të Kosovës me Bankën e Shqipërisë. Ai ka thënë se sapo të përfundoj ky takim do të kthehet. Për mospraninë e tij, Çitaku ka kërkuar që të bëhet pauzë. “Jemi duke e diskutu dokumentin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas fjalës së tij ka marrë leje që të shkoj në një takim të Bankës Qendrore të Kosovës me Bankën e Shqipërisë.
Ai ka thënë se sapo të përfundoj ky takim do të kthehet.
Për mospraninë e tij, Çitaku ka kërkuar që të bëhet pauzë.
“Jemi duke e diskutu dokumentin më të rëndësishëm për katër vitet e ardhshme, dhe kryeministri dhe Qeveria nuk janë këtu. Propozoj që të shkojmë në pauzë, derisa të sigurohemi që kryetari i Qeverisë të jetë këtu”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/