Mbrojtja akuzon Prokurorinë për shtrembërim të situatës që Krasniqin ta bëjë “përgjegjës të krimeve”

Aidan Ellis, avokati i Jakup Krasniqit ka qenë i qartë gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ai ishte i drejtpërdrejt para trupit gjykues se Krasniqi nuk ka asnjë lidhje me akuzat që Prokuroria e Specializuar i rëndon atij. Ellis deklaroi se ZPS nuk ka asnjë provë që Jakup Krasniqi…

Lajme

16/02/2026 11:34

Aidan Ellis, avokati i Jakup Krasniqit ka qenë i qartë gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ai ishte i drejtpërdrejt para trupit gjykues se Krasniqi nuk ka asnjë lidhje me akuzat që Prokuroria e Specializuar i rëndon atij.

Ellis deklaroi se ZPS nuk ka asnjë provë që Jakup Krasniqi ka qenë i përfshirë në arrestime dhe keqtrajtime, përkundrazi, sipas avokatit, ish-kreu i UÇK-së tentoi të zgjidhte çështjen e vendeve të ndalimit.

Po ashtu, ai tha se Prokuroria e Specializuar nuk mundet ta shtrembërojë situatën që ta bëjë Krasniqin përgjegjës për kryerje të krimeve.

“Nuk ka asnjë provë nga Prokuroria që zotëri Krasniqi ka qenë i përfshirë në arrestime, të ketë qenë i përfshirë në keqtrajtime, dhe nuk tregon që ai ka trajtuar këto raste. Ai është një person se kur ka mësuar për vendet e ndalimeve, është përpjekur ta zgjidh këtë gjë, dhe sipas nesh, kjo nuk tregon që ai ka kryer krime. Prandaj, Prokuroria nuk mund ta shtrembërojë situatën që ta bëjë zotëri Krasniqin përgjegjës për kryerjen e krimeve”, tha Ellis.