Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.B, për shkak të veprave penale “vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I pandehuri akuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta…

Lajme

16/02/2026 10:56

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.B, për shkak të veprave penale “vrasja e rëndë në tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

I pandehuri akuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privojë të dëmtuarën e mitur E.V., dhe M.V., ashtu që posa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, i njëjti me pushkën e tij gjysmë automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë.

 “I pandehuri, po ashtu akuzohet se nga data e pacaktuar e deri me datë 27 nëntor 2025, në shtëpinë e tij ka mbajtur pushkën gjysmë automatike, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22, me ç ‘rast arma dhe dhjetë (10) fishekë i janë konfiskuar nga policia. Po ashtu, si pasojë e gjuajtjes me armë nga i pandehuri, nga predhat është goditur një automjeti në pronësi të  I.B., dhe është një dritare me roletnet në banesën e pronarit L. Sh”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta  shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit. /Lajmi.net/